“Jemi bllokuar, na ndihmoni!”/ Venezuelasit rrëfejnë tmerrin e përjetuar nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) ka paralajmëruar se tërmeti i fuqishëm që goditi Venezuelën mund të ketë shkaktuar mes 10 mijë dhe 100 mijë viktima, bazuar në vlerësimet paraprake të sistemit të tij të monitorimit.
Sipas ekspertëve, kjo nuk përfaqëson numrin real të të vdekurve, por një parashikim statistikor që përdoret për të ndihmuar autoritetet dhe ekipet e emergjencës në organizimin e reagimit ndaj katastrofës.
USGS përdor sistemin PAGER, i cili analizon faktorë si magnituda e tërmetit, thellësia e tij, intensiteti i lëkundjeve të tokës dhe numri i banorëve të ekspozuar ndaj rrezikut. Më pas, këto të dhëna krahasohen me tërmete të ngjashme të ndodhura më parë për të llogaritur pasojat e mundshme.
Megjithatë, specialistët theksojnë se në bilancin final ndikojnë edhe faktorë të tjerë, si cilësia e ndërtesave, dendësia e popullsisë dhe ora kur ndodh fatkeqësia.
USGS i ka dhënë kësaj ngjarjeje nivelin më të lartë të alarmit, të njohur si “Alarmi i Kuq”, një kategori që shpallet vetëm një ose dy herë në vit për tërmete me pasoja potencialisht katastrofike.
Vlerësimet pritet të përditësohen në ditët në vijim, teksa autoritetet vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.
Top Channel