29/11 13:21
Devis Xherahu dhe partnerja e tij Ertemiona Mejdani ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndanë më tepër detaje nga marrëdhënia e tyre në çift dhe planet e afërta personale.
Të ngacmuar nga Bieta, këngëtari dhe ish-Miss Shqipëria pranuan se ndihen të gatshëm për të kurorëzuar dashurinë e tyre 9-vjeçare në martesë, madje lanë të kuptohet se e gjithë kjo mund të ndodhë aq shpejt sa një ditë të dalin papritur në publik si të martuar.
Sa i përket planeve për fëmijë, Ertemiona tha se Devisi është në kohën e duhur për t’u bërë baba, ndërkohë vet ky i fundit pohoi se i do shumë fëmijët dhe me siguri do ishte një baba shembullor.
Top Channel