
22/04 18:16
Rreth 100 varre hebrenjsh janë dëmtuar me kryqe svastike në një varrezë hebraike në Strasburg, duke shënuar kështu një tjetër sulm kundër hebrenjve.
Fshati i vogël, i quajtur Uesthofen, ka 1600 banorë. Varreza me 700 varre është shumë pranë fshatit, dhe 107 prej tyre u dëmtuan nga svastikat dhe nga numri 14, që konsiderohet një simbol supremacie.
Prokuroria ka nisur hetimin dhe e ka shtuar te një listë e tërë sulmesh vandale që kanë ndodhur kohët e fundit kundër hebrenjve në Francë.
98 var re u dëmtuan edhe në vitin 2018, në Quatzenheim dhe në Herrlisheim, zona të tjera pranë Strasburgut.
Top Channel