Billi Majer ëhstë një zviceran i cili tha në vitin 1970 se kishte pasur kontakt me alienë dhe se kishte fotografi për ta vërtetuar.

Fotot, të cilat u botuan në vitin 1979, bashkë me një libër të shkruar nga një ish-pilot i Forcave Ajrore amerikane, Uendell C Stevens, u përdorën edhe si pjesë e xhirimit të serialit të famshëm “X-Files”.

Sot, këto foto kanë dalë për shitje te një prej shtëpive më të mëdha të ankandeve, Sotheby, ndërkohë që vërtetësia e tyre ka qenë gjithnjë e debatueshme.

FOTO GALERI
3/6
Kjo foto ishte në murin e Foks Mulderit, agjentit të FBI-së që ishte personazh i X-Files, i luajtur nga David Duchovny.

Top Channel