Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, i dorëzoi të dielën Presidentit Recep Tayyip Erdogan dokumentin e regjistrimit të rekordit botëror të “mbjelljes së më shumë fidanëve për 1 orë”.ror të “mbjelljes së më shumë fidanëve për 1 orë”.
Më datë 11 nëntor, e shpallur nga Presidenca si “Dita Kombëtare e Pyllëzimit”, në Turqi u mbollën për 3 orë nga rreth 1 milion qytetarë mbi 11 milionë fidanë në 2 mijë e 23 pika të 81 rretheve të vendit.
Kurse në Çorum, e cila ishte edhe një prej këtyre 2 mijë e 23 pikave, mbjellja e fidanëve arriti nivele rekord me pjesëmarrjen e 3 mijë qytetarëve. Rekordi botëror i “mbjelljes së më shumë fidanëve për 1 orë”, i cili mbahej nga Indonezia me 232 mijë e 647 fidanë, i kaloi Turqisë me 303 mijë e 150 fidanët e mbjellë në Çorum.
Zyrtarët e Librit “Guinness” ia dhanë dokumentin e regjistrimit të rekordit botëror ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, i cili më pas ia dorëzoi atë Presidentit Recep Tayyip Erdogan.Marrë nga TRT në gjuhën shqipe.
Top Channel