Në tokën ku nuk ka jetë/ Shkencëtarët bëjnë zbulimin në Etiopi ku s’ka gjurmë mikroorganizmash

23/11/2019 14:41

Jeta gjallon në tokë edhe në kushtet më ekstreme, nga i nxehti përvëlues i shkretëtirave tek akujt e ngrirë të Arktikut, apo puset toksikë.

Por shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi ku jeta nuk arrin ta gjejë rrugën e saj. Në Dallol, një prej mjediseve të planetit tonë me kushtet më ekstreme, nuk ka asnjë gjurmë mikroorganizmash. Ky vend është tmerrësisht nxehtë, i kripur dhe acid.

Pellgjet e tij shtrihen në një krater vullkanik në ultësirën Danakil, e janë të mbushur me ujë të vluar, kripë, e gaze toksike, pasojë e një aktiviteti ekstrem hidrotermal. Edhe në dimër, temperaturat gjatë ditës i kapërcejnë 45 gradët Celsius, e disa prej pishinave natyrore super acide e të kripura të kësaj zone, kane vlera negative pH. Rezultatet e zbulimit u botuan në revistën shkencore Nature Ecology & Evolution.

Shkencëtarët i kanë përdorur provat e jetës në ambiente ekstreme në Tokë, si një analogji për kushtet kur jeta mund të ekzistojë edhe në planetë të tjerë të sistemit tonë diellor apo mbase, edhe përtej tij.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA