Ajo që pritet të jetë në rend të ditës për miratim në seancën e parë të Kuvendit të Malit të Zi është aprovimi i projektligjit për Simbolet Kombëtare.

Projekt-Ligji është hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka. Ky projekt parashikon që flamuri shqiptar të përdoret i lirshëm kudo që jetojnë shqiptarët.

Në fakt përdorimi i simboleve kombëtare garantohet edhe me Ligjin aktual për simbole kombëtare dhe gjithashtu edhe me Kushtetutë, por përdorimi i flamurit shqiptar është sanksionuar përmes Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Pak kohë më parë një shqiptar u gjobit për shkak se shfaqi flamurit shqiptar në Krajë. Përveç aprovimit të projekt-Ligjit për Simbolet Kombëtare, Qeveria e Malit të Zi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të paraqes projekt-ligjin për ndryshim të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike i cili ishte miratuar nga Parlamenti malazez në vitin 2011.

Një vit më parë deputeti Genci Nimanbegu kishte paraqitur projekt-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, por nuk kishte fituar shumicën e votave të koalicionit parlamentar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA