Organizatorët e Rally Dakar zbuluan itinerarin e edicionit të vitit 2020 që ndryshe nga vitet e kaluara këtë radhë do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe që këtë vit do të ketë një garues të veçantë.
Bëhet fjalë për 2 herë kampionin e botës në Formula 1, Fernando Alonso i cili do të bëjë debutimin e tij në këtë kompeticion ku do të masë forcat me pilotët më të mirë.
Në total në Rally Dakar të 2020 do të marrin pjesë 351 mjete me pilotët që do të përshkonë 7800 km në 12 ditë. Në programin e Rally Dakar janë përfshirë etapa speciale me një gjatësi të përgjithshme prej 5000 km dhe 5 prej tyre e kalojnë distancën prej 450 km.
Rally Dakar i vitit 2020 do të startojë në 5 janar në Jeddah dhe do të përfundojë në 17 janar në Qiddiya. Pilotët do të garojnë në kategorinë e makinave, motorëve, motorëve kuad dhe kamionëve. për makina pritet një rivalitet mes fituesit të vitit të kaluar Nasser Al Attiyah, Carlos Sainz dhe Stephane Peterhansel me këtë të fundit që e ka fituar 13 herë Rally Dakar për motorë dhe makina.
Rally Dakar fillimisht ishte një garë që zhvillohej mes Parisit dhe Dakarit, por për arsye sigurie ky kompeticion u zhvendos në Amerikën latine për arsye sigurie. Evenimenti qëndroi në këtë kontinent deri në 2019 për t’u zhvendosur në Arabinë Saudite që do të jetë vendi organizator i tij edhe për të paktën 5 vjet
Top Channel