‘S’dua të shoh më skandale korrupsioni në futboll-kjo është thirrja e bëtë nga presidenti i Federatës ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino gjatë një vizite të tij në Kosta Rika si pjesë e një turi që përfshin edhe vizitat në Honduras dhe El Salvador.
Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Infantino iu referua skandalit që mbërtheu institucionin më të lartë të futbollit botëror 4 vite më parë, një skandal që solli edhe arrestimin e disa prej zyrtarëve të tij dhe një prej personave që u vunë në pranga ishte edhe ish presidenti i Federatës kostorikane të futbollit, Eduardo Li.
Infantino që e mori drejtimin e FIFA në vitin 2016 theksoi se përpara se ai të vinte në këtë pozicion, futbolli ishte shumë keq, ishte klinikisht i vdekur. Ai shtoi se tashmë nuk ka më kthim prapa dhe se FIFA nuk i do ata persona që mendojnë se mund të hyjnë në botën e futbollit për të mashtruar e për t’u pasuruar në dëm të interesave të këtij sporti.
Por jo vetëm kaq, Infantino bëri të ditur gjithashtu se FIFA po studion mundësinë e caktimit të Kosta Rikës dhe Panamasë si vendet organizatore të Botërorit të futubollit të Femrave të kategorisë U20 në 2021 duke shtuar se një vendim përfundimtar do të merret në muajin dhjetor
Top Channel