Protestuesi në Irak sjell luanin e stërvitur që të luftojë më qentë e policisë

20/11/2019 12:23

Një i ri irakian ka gjetur një mënyrë interesante për t’u rezistuar forcave të sigurisë që kanë shtypur protestat antiqeveritare.

Në përgjigje të raporteve që forcat e sigurimit do të përdorin qen për të mbajtur protestuesit, irakiani pa emër mori një kafshë më të frikshme dhe me të po shëtiste rrugët e vendlindjes së tij, në provincën Babel të Irakut, në jug të Bagdadit
Fotografitë dhe video u shfaqën në internet duke treguar njeriun që po ecte me luanin e tij, i mbuluar me flamurin e Irakut.
Luanët irakianë janë të llojit aziatik që sot janë një specie e rrezikuar dhe mund të gjenden vetëm në shtetin Gujarat të Indisë.
Luanët nuk janë më vendas në Irak, dhe luani i fundit i njohur vendas irakian u vra në vitin 1918 në jug të vendit.
Protestat kundër qeverisë së Irakut filluan në 1 tetor në përgjigje të korrupsionit të shfrenuar, niveleve të larta të varfërisë dhe papunësisë së të rinjve, shërbimeve të dobëta publike dhe sektarizmit.
Protestat janë përshkruar si kërcënimi më i madh për qeverinë e Irakut që nga humbja e grupit ekstremist të Shtetit Islamik në Irak në 2017-ën.
Më shumë se 330 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të plagosur që prej fillimit të protestave dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar forcat e sigurisë për përdorimin e armëve dhe granatave vdekjeprurëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA