Njeriu më i pasur në Europë do të shpenzojë më shumë se 1 miliardë dollarë për një qendër tregtare në Paris, ndërkohë që këto biznese po mbyllen në shumë vende.

Në SHBA, këtë vit janë mbyllur gati 10.000 qendra tregtare, me klientët që i drejtohen gjithnjë e më shumë faqeve online, si Amazon.

Por Bernard Arnault, miliarderi që zotëron dhjetëra kompani të produkteve të luksit, duke u renditur mes 5 më të pasurve në botë dhe më i pasuri në Europë, ka ndërmend ta hapë në Prill pas një rinovimi që ka zgjatur 15 vite.

Kjo lëvizje vjen teksa Arnault përpiqet të blejë kompaninë amerikane të stolive Tiffany & Co për 14 miliardë dollarë, e cila do të ishte blerja e tij më e madhe.

Por si shpjegohet kjo siguri e francezit për këtë qendër tregtare në Paris? Përgjigjja është Kina. Pavarësisht luftës tregtare, blerësit kinezë, të cilët sa vijnë e fuqizohen ekonomikisht, po mbajnë në këmbë edhe industrinë europiane të luksit, duke u dyndur nëpër dyqanet e argjendarive nëpër Paris.

Ndërtesa që po rimodelohet do të ketë së shpejti një hotel me pesë yje “Cheval Blanc”, restorante, zyra, qendrën estetike të Christian Dior, dhe pjesa e qendrës tregtare do të mbushet me produktet e LVMH.

FOTO GALERI
26/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA