Antoni Hopkins dhe Jonathan Pryce, që portretizojnë Papa Benediktin XVI dhe Papa Franceskun në filmin e ri “Dy papat”, morën pjesë në shfaqjen e filmit në festivalin AFI në Los Angelos.
“Ai është papa i parë për të cilin unë jam interesuar realisht sepse ai erdhi në një kohë të caktuar dhe foli për ndryshim. Ndryshim në kishë por edhe në botë. Dhe unë e shoh atë si një figurë politike mbi të gjitha”, ka thënë Jonathan Pryce.
Për Jonathan Pryce, është shumë e vështirë të luash dikë ose të përpiqesh të luash dikë të fuqishëm. Ndaj, ai tenton të rrëmojë për dobësitë që i shtyjnë ata të bëhen të tillë.
“Më ka pëlqyer shumë ideja e atyre dy personave që nuk bien dakord në gjithçka por që duhet të gjejnë një pikëtakimi sepse janë pjesë e të njëjtës kishë. Është si familja. Një familje ku ka republikanë e demokratë dhe ti do të doje të shpartalloje vëllain tënd…”, është shprehur Fernando Meirelles.
“Dy papët”, është një film biografik i 2019, i drejtuar nga Fernando Meirelles dhe i shkruar nga Antoni McCarten. Pas mureve të Vatikanit, Papa Benedikti dhe papa i ardhshëm Francesku, duhet të gjejnë terren të përbashkët për të hapur një rrugë të re për kishën katolike. Në kinematë amerikane dhe ato evropiane filmi do të dalë më 27 nëntor ndërkohë që do të transmetohet më pas në dhjetor edhe në Netflix.
Top Channel