Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune Në Gjirokastër ka pasur shumë aktivitete kulturore këto ditë në kuadër të 21 vjetorit të përfshirjes së qytetit të gurtë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Gjirokastra shënoi 21-vjetorin e përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me një sërë aktivitetesh kulturore që promovuan historinë, traditën dhe identitetin e qytetit të gurtë.
Në kuadër të kësaj dite u çel edhe ekspozita fotografike e fotografit të njohur Roland Tasho, e cila solli për vizitorët imazhe të rrugicave karakteristike të Gjirokastrës, monumenteve të kulturës, Festivalit Folklorik Kombëtar dhe jetës tradicionale, duke pasqyruar përmes objektivit vlerat që e kanë bërë qytetin pjesë të trashëgimisë botërore.
Gjatë ceremonisë festive, Bashkia e Gjirokastrës akordoi tituj nderi për dy personalitete që kanë kontribuar në promovimin e qytetit dhe kulturës shqiptare, fotografin Roland Tasho dhe artistin Roland Çenko, si shenjë vlerësimi për kontributin e tyre ndër vite. Aktivitet sollën së bashku banorë, turistë vendas e të huaj, ndërsa 21-vjetori i UNESCO-s u kthye në një tjetër mundësi për të promovuar pasurinë historike, kulturore dhe artistike të Gjirokastrës.
Atmosfera festive kulmoi në mbrëmje, kur grupet e polifonisë performuan këngë tradicionale për qindra vizitorë të mbledhur në qytetin e gurtë, duke i dhënë festës një mbyllje autentike me tingujt e trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
Top Channel