Shtatë vende anëtarë të BE-së i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të dalë deri në në janar të 2020-tës me propozime konkrete për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument në mbështetje të reformave dhe përpjekjeve të integrimit në rajon.

Në një letër drejtuar presidentit të KE-së, Jean Claude Juncker, këto vende kërkojnë të tregojnë se pa Ballkanin perëndimor, konsolidimi i Evropës, nuk do të jetë i plotë.

Për më tepër, nuk mund të ketë dyshime, se stabiliteti i qëndrueshëm, siguria si dhe vazhdimi i procesit të reformave në rajon mund të arrihet më mirë përmes integrimit evropian. Procesi i integrimit është instrumenti thelbësor për arritjen e këtij qëllimi, duke dhënë kështu një kontribut kyç ndaj sigurisë dhe prosperitetit të Unionit. Për këtë arsye, duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme. Nuk ka asnjë alternativë tjetër të aplikueshme ndaj anëtarësimit të plotë te vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëse duam të mbrojmë me efikasitet interesat tona në rajon.

Letra është firmosur nga ministrat e Jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Italisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Ajo vjen në kohën kur propozimi francez për zgjerimin e BE-së është pritur me kritika. Qeveria gjermane u shpreh e hapur për ta diskutuar, por kërkon që ai të mos ketë ndikim mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  BE tani duhet të mbajë fjalën e saj, sepse kushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur.

Vazhdimi i politikës së suksesshme të pranimit në BE dhe një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë strategjik”, thuhej në deklaratën e ekzekutivit gjerman. Franca ndërkohë, sipas Euobserver, pretendon se ideja e saj për një metodë të re zgjerimi po fiton mbështetje, duke nisur më së pari me atë të Danimarkës e Holandës, por edhe disa vendeve te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA