Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me zyrtarë të lartë të partisë kanë takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Sipas komunikatës së dërguar nga Zyra për Informim e LDK-së, Mustafa e ka njoftuar ambasadorin amerikan me rrjedhën e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket çështjeve programore.
Në veçanti thuhet se u diskutua lidhur me harmonizimin e arritur deri tani në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, çështjeve sociale, arsimit e shëndetësisë. Mustafa shprehu interesimin e LDK-së që Kosova sa më shpejt të ketë institucione funksionale që dalin nga kërkesat e qytetarëve për ndryshim, të shprehura qartë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai po ashtu falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova.
Top Channel