26/11 11:52
5 viktima në SHBA, pasi një 31-vjeçar vret gruan 29-vjeçare, tre nga katër fëmijët 3, 5 dhe 11 vjeç, dhe më pas pas veten.
Fëmija i katërt, 9 vjeç, u lëndua rëndë dhe është në kushte kritike për jetën, thonë familjarët që po kujdesen për të në spital.
Ata thonë se bashkëshorti i kishte dhënë të gjitha shenjat për dhunën, menjëherë pas divorcit. Ai e përndiqte, i dërgonte foto me alkool e me armë, dhe i thoshte se donte të vetëvritej.
Për këtë arsye, gruaja kërkoi dhe arriti të marrë nga gjykata një urdhër që nuk e lejonte bashkëshortin t’i afrohej asaj dhe fëmijëve. Vrasjet ndodhën 24 orë pasi u lëshua urdhri.
Top Channel