Astrit Hafizi në Top Talk “shuplakë” Armand Dukës: Boll me trajnerë të huaj në kombëtare

18/11/2019 16:50

Fill pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, ditën e sotme në emisionin “Top Talk” u fol për asgjë tjetër veçse futboll. Në studio ishte i ftuar ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, i cili ceku çështje të ndryshme; nga stadiumi i ri te problematikat e ekipit shqiptar.

Pasi dha një pasqyrim të përgjithshëm të kombëtares, ish-trajneri u pyet se cilat mund të jenë problematikat e performancës së djeshme (dhe jo vetëm) të përshkruara me nota negative nga vetë ai. Hafizi u ndal veçanërisht te marrja e trajnerëve të huaj.

“Në qoftë se kthehemi pas, në retrospektivë duke patur parasysh epokën e trajnerëve të huaj, që kemi 15-16 vite që ne investojmë për trajnerë të huaj dhe konkluzioni është i tillë, mendoj unë , që ndryshimi me trajnerët tanë, që kemi qenë këtu, duhet të ishte një ndryshim  në anën e konceptit të lojës dhe mentalitetit  edhe asaj që duhet të ketë një skuadër”, u shpreh Hafizi duke shtuar se nuk është justifikuar marrja e trajnerëve të huaj.

“Duke patur parasysh të gjithë këto vite që kanë kaluar, përjashtuar një kalim në Evropianin e 2016-s, unë mendoj që s’duhet t’ia lëmë rastësisë. Në qoftë se ia lëmë rastësisë  mendoj që jemi mangët në atë koncept që të gjithë  ato trajnerë nuk i dhanë ekipit kombëtar, një ide, një koncept, një lojë; ne akoma nuk kemi atë logjikën e lojës ose fantazinë, krijimtarinë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA