Botërori 2026/ Algjeri-Austri, një takim që vjen 44 vjet pas ‘Skandalit të Gijon’
Botërori 2026 po shkon drejt mbylljes së fazës së parë dhe deri tani ka dhuruar statistika shumë interesante që nuk kanë mbetur pa u vënë re.
Janë të shumtë ata që e përkufizojnë Kupën e Botës si një Evropian me Argjentinën dhe Brazilin brenda, por rezulton që e kanë gabim dhe Botërori i SHBA, Meksikës dhe Kanadasë e ka vërtetuar këtë.
Pas fitores së Ekuadorit ndaj Gjermanisë, Evropa ‘gjunjëzohet’ përpara Amerikës Latine për momentin. Në këtë fazë të parë të kampionatit skuadrat amerikanolatine kanë triumfuar ndaj atyre evropiane dhe bilanci flet për një rezultat 4-0, një bilanc që nuk është aspak i mirë në këtë moment për kombëtaret e UEFA.
Kështu deri tani në këtë botëror kemi parë fitoren e Paraguajit me Turqinë 1-0, suksesin e Argjentinës me Austrinë 2-0, Brazili mundi Skocinë 3-0 dhe në fund Ekuadori gjunjëzoi Gjermaninë 2-1. Megjithatë janë 2 skuadra evropiane që mund të prishin këtë tendencë, janë pikërisht dy ekipet iberike, Spanja me Portugalinë, dy skuadra kandidate për triumfin final të Kupës së Botës.
Spanja përballet me Uruguajin me këtë të fundit që do të kërkojë me çdo kusht fitoren ndaj La Rojas, ndërsa Portugalia do të përballet me Kolumbinë që ka në radhët e saj një futbollist si Luis Diaz dhe një lojtar si Daniel Munoz që është në momentin e tij më të mirë.
Top Channel