Macron dhe Merkel shtojnë përpjekjet për përfundimin e konfliktit në Ukrainë

16/11/2019 04:03

Parisi do të jetë nikoqir i një samiti, që ka për synim të përfundojë konfliktin në Ukrainën lindore.

Njoftimi është bërë nga presidenca franceze, pas disa muajsh të përpjekjeve diplomatike, për t’i bërë të gjitha palët të bien dakord mbi bisedimet e reja, që pritet të mbahen më 9 dhjetor.

Në takim do të jenë të pranishëm presidentin rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ky pritet të jetë takimi i parë ballë për ballë i dy liderëve, njoftoi presidenca franceze.

Të dy udhëheqësit do të bëhen bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në bisedimet e para të tilla, të njohura si Formati i Normandisë, pas një periudhe tre vjeçare.

Zyra e Zelenskiy konfirmoi datën e samitit, por ende nuk ka ndonjë koment nga Kremlin.

Luftimet midis forcave të armatosura ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, kanë lënë të vrarë më shumë se 13.000 njerëz, në rajonin lindor të Luhansk dhe Donetsk që nga prilli i vitit 2014.

Zyra e Macronit tha që është koha për një samit të ri për shkak të “përparimit të madh” që nga vera, përfshirë tërheqjet e trupave nga zonat kryesore të konfliktit.

Gjithashtu, në shtator, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 70 të burgosur.

Takimi “do të lejojë ndërmarrjen e hapave të rinjë për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut” që synojnë t’i japin fund luftimeve në Ukrainën lindore.

Masat për ndalimin e luftimeve, si pjesë e marrëveshjeve të Minskut, të sponsorizuara nga Franca dhe Gjermania, dhe të nënshkruara në kryeqytetin Bjellorusi në shtator të vitit 2014 dhe shkurt të vitit 2015, kanë kontribuar në një ulje të luftimeve në Lindjen e Ukrainës, por palët nuk kanë arritur t’iu përmbahen.

Udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë së pari u takuan në Normandi më 2014 dhe u takuan për herë të fundit në këtë format në tetor të vitit 2016, megjithëse diskutimet kanë vazhduar në një nivel më të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA