Inter në prag të ndeshjes me Realin, Chivu: Kemi detyrimin të shkruajmë historinë e këtij klubi. Mourinho, njeri special për mua 07/09 20:30
Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Unionin e klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, do të mbahet finalja e Superkupës mbarëkombëtare.
Ndeshja për Superkupë zhvillohet ndërmjet ekipit të futbollit FC Feronikeli nga Drenasi dhe FC Kosova Zurich nga Zvicra.
FC Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovë për vitin 2019, ndërsa FC Kosova Zurich është fitues si Kupës së Diasporës për vitin 2019.
Kështu, këto dy skuadra do të ballafaqohet në Superfinale, e kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 nëntor (e shtunë) në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar nga ora 13:00.
Top Channel