Fluturimi rekord/ Nju Jork-Sidnei, 19 orë e 30 minuta

15/11/2019 21:23

Derisa dikush të shpikë një pajisje për teleportimin e njerëzve nga njëra anë e Tokës në tjetrën, kjo është arritja më e madhe deri tani.

Avioni i përfshirë në fluturimin eksperimental të realizuar nga linja ajrore australiane Qantas preku tokën në Sidnej, duke thyer dy rekorde aviacioni, pasi ishte nisur nga Londra dhe pa bërë asnjë ndalesë rrugës, mbërriti në qytetin australian pas 19 orësh e gjysme.

Qantas është duke realizuar një sërë testimesh për të verifikuar efektet e fluturimeve shumë të gjata. Avioni Boeing 787-9 Dreamliner, u nis nga Aeroporti Heathrow i Londrës të enjten dhe mbërriti në atë të Sidnejt të premten. Udhëtimi 17,800 kilometra i gjatë, është pjesë e synimeve të kompanisë, Qantas për të realizuar fluturime të rregullta nga qytetet e mëdha, Sidnej dhe Melburn, drejt Londrës e Nju Jorkut.

Për këtë qëllim, muajin e kaluar. e njëjta kompani ajrore përfundoi fluturimin e parë direkt nga Nju Jorku në Sidnej për 19 orë e 16 minuta. Një tjetër fluturim Nju Jork-Sidnej pritet të realizohet këtë muaj.

Këto arritje të Qantasit mund të ndihmojnë në krijimin e një gjenerate të re avionësh të fluturimeve super të gjata, të cilat do ta lidhin Sidnein e largët me destinacionet në të gjithë Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel