Trazirat në Bolivi, lidhje me “naftën moderne”?

12/11/2019 16:55

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, u detyrua të largohet nga vendi i tij për shkak të një grushti shteti të organizuar nga opozita.

Grushti nisi menjëherë pasi Moralesi vendosi të shtetëzojë industrinë e litiumit, e cila është një nga më fitimprurëset në botë tani, për shkak se me litium bëhen bateritë e celularëve si dhe për pajisje të tjera. Tre vendet fqinje, Bolivia, Argjentina dhe Kili, kanë gjysmën e rezervave botërore të litiumit.

Plani i Moralesit ishte që ta shtetëzonte e ta shiste drejtpërsëdrejti në tregun ndërkombëtar, në vend që ta linte të menaxhohej nga kompani të cilat e shisnin në perëndim.

Kërkesa botërore për litium pritet të trefishohet në 15 vitet e ardhshme, dhe Bolivia është vendi me rezervën më të madhe në botë të këtij materiali.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA