Është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë Kosovarë, këtë gjë e ka konfirmuar dhe në ndeshjet kualifikuese për në “Euro 2020”.
Me dy golat që shënoi në fitoren 2-1 të Fenerbahces ndaj Kasimpasa, Vedat Muriqi po përjeton një moment vërtetë të artë dhe shkon në superfomë në grumbullimin e Kosovës për dy sfidat e fundit në grupin kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë që do të vendosin edhe fatet e kualifikimit.
Me dy penalltitë e kthyera në gol përballë kasimpsa, Muriqi jo vetëm që ndihmoi Fenerbahcen të ngjitej përkohësisht në krye të Superligës turke por në të njëjtën kohë u ngjit edhe në kuotën e 7 finalizimeve në kampionatin turk, me kosovarin që ka bërë startin më të mirë në karrierë pasi asnjëherë nuk kishte shënuar 7 gola në 11 javët e para të kampionatit.
Këpuca e Artë është një objektiv real për Muriqin në këtë sezon pasi ndryshe nga një vit më parë kur ishte pjesë e Rizespor këtë sezon luan në një skuadër të madhe. Aktualisht lista e golashënuesve në Turqi kryesohet nga ish sulmuesi i Newcastle Papis Cisse dhe maqedonasi Jahovic me nga 9 gola secili.
Top Channel