Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Gjykatës Supreme dhe do të veprojë në përputhje me vendimet e tyre, ndërsa, pastaj do të ketë mundësi të procedojë për certifikimin e rezultateve përfundimtare.
Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion por duhet të pritet edhe Gjykatën Supreme nëse ndonjë ankesë paraqitet në këtë institucion nga pala e pakënaqur me vendimin e PZAP-it.
“Komisioni Qendror i zgjedhjeve aktualisht është në pritje të vendimit nga ana e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa lidhur me ankesat të cilat janë parashtruar në këtë institucion. Gjithashtu presim edhe vendimet e gjykatës supreme nëse në këtë institucion paraqitet ndonjë ankesë nga ndonjë palë e cila është e pa kënaqur me vendimet e PZAP-it, se kur do të ndodh certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve ne nuk mundë ta dimë tani datën e saktë por mund të themi se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve certifikohet pasi këto institucione të vendosin lidhur me të gjitha ankesat që parashtrohen si dhe pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërmarr të gjitha hapat që i kërkohen për mes këtyre vendimeve”, tha Elezi.
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u janë dorëzuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë e tyre për deputet dhe ka kohë 72 orë për t’i shqyrtuar ankesat. Ndërsa, pas këtij afati palët e pakënaqura kanë të drejtë të bëjnë ankesë në Gjykatën Speciale brenda 24 orëve, pastaj ka kohë 72 orë për të vendosur.Pas kësaj procedure, KQZ duhet t’i respektojë vendimet e këtyre dy institucioneve dhe pastaj bën certifikimin e rezultateve.
Top Channel