Të njohim kulturën dhe traditat e vendit tonë është qëllimi i një projekti midis muzeut historik kombëtar, muzeut të Lushnjës me shkollat 9 vjeçare të qytetit të Lushnjës.

Muzeu lëvizës është i improvizuar në një minibus dhe shkon atje ku nxënësit nuk kanë mundësi të shkojnë në muze. Në këtë muze lëvizës janë të reklamuara objekte riprodhimi të baltës, kostume popullore të trevave të Shqipërisë së mesme, vegla muzikore etj.

Mësuesja e shkollës 9 vjeçare Zhaneta Këmbora shprehet se këto projekte na bëjnë që të fitojmë përvoja të reja.

Nxënësit që marrin pjesë në këto projekte shprehen se mësojnë shumë nga këto përvoja.

Top Channel