Pasditen e sotme është realizuar një atentat ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit dhe aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Po cilat kanë qenë akuzat e fundit politike ndaj Arian Ndojt?

Më 3 tetor, nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli për një prokuror që bashkëpunon me bandat e i bën presion drejtuesve të administratës.

“Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“, do të shprehej Rama.

Ndonëse kryeministri nuk bëri publik emrin e prokurorit, ai u identifikua një ditë më pas nga zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili e akuzoi Ndojin për bashkëpunim me bandat kriminale.

“Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë psillëk zhuli”, u shpreh Braçe.

Një javë më pas, emri i Arjan Ndojit u rikthye sërish në sallën e Parlamentit, kur kryeministri e përfshiu në të ashtuquajturin “grupi kap çfarë të kapësh” (KÇK).

“Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Duhet ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Është e kot t’i bëjmë njëri tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë dhe nga tryeza e qeverisë të justifikohemi. Prcesi i vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”, theksoi Rama.

  Atentati në Shkozet/ Akuzat e Ramës dhe Braçes ndaj Ndojit, PD kërkoi hetim për dy zyrtarët e lartë

  Në makinë me prokurorin, kush është i plagosuri Muharremi? I përfshirë në dhunën ndaj biznesmenit libanez

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës Mitrovicë, 11 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.
11/11 07:07
Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1
11/11 07:00
Shkelja e procedurave për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi, Rakipllari sqaron në Top Story dokumentin me informacionin e klasifikuar
10/11 23:09
“Fokusi ishte në Tiranë, të tjerat u neglizhuan”/ Zgjedhjet në 5 bashki, analistët tregojnë pse dështoi PD: S’mund të dilnin me 3 mijë vota
10/11 22:55
EMRI/ Zbulohet identiteti, ja kush është shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në një makinë në Greqi
10/11 22:46
Emri/ Sherri me thikë në Vlorë, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit që ngeli i plagosur, në gjendje kritike për jetën
10/11 22:40
BILETA Portokalli - Bileta