Një repist i ri serb ka bërë bujë me këngën e tij të publikuar së fundmi, ku në të flitet për miqsinë e shqiptarëve dhe serbëve.

Emri i tij është Aleksandar Milosavljevic dhe ai është një djalë i ri me origjinë serbe që jeton në Cadenazzo. Dhe sot, me emrin e artit Aki Aki, ai është shumë i popullarizuar tek të rinjtë e Ticino me single-in e tij “Cani sciolti”.

Një rap ku festohet miqësia midis komunitetit serb dhe shqiptar që jeton në Ticino. Të gjitha me një video, e cila brenda pak ditësh tashmë ka tejkaluar 33 mijë shikime.

Në video shikohen disa makina si dhe tre flamuj, ai i Shqipërisë, i Zvicrës dhe Serbisë

Në një pjesë të këngës ai thotë: Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë, ti e di.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA