Në një konferencë për mediat, kreu i Kadastrës, Artan Lame tregoi disa gjetje skandaloze me pronat në bregdet. “Edhe bregdeti i Sarandës është ndarë nga 2 deri në 3 herë. Është ndarë edhe Butrinti, ku sot del me pronarë. Nga sondazhet na del me mbivendosje për 4 pronarë për të të njëjtën tokë”, tha Lame.

“Janë trajtuar rreth 7500 ankesa nga publiku. Janë vënë 120 gjoba. Do të shikosh këto shifra për të parë sesa i thellë është problemi me pronat. Harta e abuzimeve me pronat përfshinë të gjithë territorin e republikës. Por më problematike janë në zonat ku ka interes ekonomik. Shumica e pronave me probleme bllokojnë është investimet. Bregdeti i saj u nda dhe u stër-nda, problemet janë ngado. Para disa kohësh unë paralajmërova se problematika se ato të Vlorës do të jenë edhe në Sarandë. Edhe bregdeti i Sarandës është ndarë nga 2 deri në 3 herë. Është ndarë edhe Butrinti, ku sot del me pronarë. Nga sondazhet na del me mbivendosje për 4 pronarë për të të njëjtën tokë. Problemet do të bëhen publike edhe për Karaburunin. Edhe në Spille me vënie dorë të qeverisë u zbulua një skandal. I gjithë bregdeti aty është i ndarë si gjoja tokë buke. Do t’i ndeshim këto problematika edhe në Gjirin e Lalzit, do të vemë dotë mbi çdo plagë. Do i ndjekim këto problematikë edhe në Shkodër.”

Top Channel