Hallouinin e festojnë të gjithë, fëmijë e të rritur, por edhe kafshët… Në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mbajtur parada e përvitshme e hallouinit për qentë, ku turistët dhe banorët lokalë u mblodhën për të parë larmishmërinë e qenve në kostume.

“Ne jemi këtu për një konkurs të vogël qensh. Shpresojmë të fitojë qenushja jonë. Ne i duam qentë dhe të gjithë janë bërë sot të mrekullueshëm”, ka thënë një prej turistëve.

Në konkurs janë regjistruar 250 qen. Të gjithë ata parakalojnë në rrugë dhe do të jenë disa ata që do të ecin edhe në tapetin e kuq pasi të jenë vlerësuar nga një panel i posacëm anëtarësh të jurisë.

Për shumë njerëz, ky është një rast i mirë për argëtim dhe janë të shumtë ata që mblidhen për të parë qentë në kostume.

Ardita Becolli

Top Channel