Rezoluta për vëllezërit Bytyçi, reagon Cakaj
23/10/2019 15:42
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes një postimi ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve për vëllezërit Bytyçi.
“Shqipëria mirëpret votën unanime të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Serbinë për çështjen e vëllezërve Bytyçi. Serbia vazhdon të dështojë në ndjekjet penale ku ata janë përgjegjës për krimet e panumërta të bëra kundër shqiptarëve të Kosovës.”, u shpreh Cakaj.
Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, ku kërkon që Serbia të dënojë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi. Në vijim ato bëjne thirrje se zbardhja sa më parë e ngjarjes përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.
Top Channel