Me ardhjen e stinës së dimrit nevoja për lende drusore është më e lartë. Por përveç atyre qytetarëve që i blejnë drutë ne pikat e shitjes, por ka edhe shumë të tjerë që zgjedhin të presin pyje në mënyrë të paligjshme. Kohët e fundit është evidentuar ky fenomen në zonën e Divjakës.
Sipas specialistit të monitorimit, Dorian Nasi tregon se ka patur raste sporadike, ku janë evidentuar dhe ndaluar disa persona, të cilët janë kapur në zonat kodrinore të Divjakës.
Nako i bën thirrje të gjithë banorëve të këtyre zonave, por edhe jashtë që të ndalojnë këtë fenomen pasi do të përballen me sanksionet të cilat shkon deri në kundravajtje penale.
Fenomeni i prejres së druve në zonat e mbrojtura momentalisht nuk është shumë i lartë, kjo si pasojë edhe e temperaturave të larta që po shoqërojnë vendin tonë. Me uljen e tyre, ky fenomen shqetësues pritet të rritet ndjeshem.
Top Channel