Çfarë ndodh brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë? Ambasadori në Londër: Po përdorin një armë të re

21/10/2019 14:55
Foto e publikuar nga ambasadori iranian

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar një foto për të cilën pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë. Ambasadori akuzon muxhahedinët se po përdorin super kompjutera për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje. Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA-në.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA