Lazio dhe Atalanta argëtuan tifozët e pranishëm në Olimpico të Romës në ndeshjen e radhës së kampionatit italian.
Sfida mes tyre u mbyll me barazimin spektakolar 3-3 me ekipet që fituan nga një pjesë secila. 45 minutat e para ishin të gjitha për skuadrën e Gasperinit që i shfrytëzoi mjaft mirë gabimet në mbrojtje dhe shanset e krijuara në portën e Strakoshës.
Luis Muriel i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës bergamaske në minutën e 23 dhe të 28, ndërkohë që në të 37 Alejandro Gomez e coi në 3-0 rezultatin për Atalantën. Lazio ndërron fytyrë në pjesën e dytë dhe në 20 minutat e fundit të sfidës arrin të shënojë plot 3 herë. Imobile dhe Correa në harkun e 1 minute e cuan rezultatin në 2-3.
Atalanta pati një shans për të shënuar golin e katërt por e shpërdoroi atë, ndërsa Lazio zbatoi me përpikmëri rregullin e pashkruar; po s’shënove do të pësosh teksa barazoi rezultatin 3-3 me Ciro Immobilen me këtë të fundit që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Top Channel