Shtetet e Bashkuara vendosen sanksione mbi ministrat dhe zyrtare të tjerë të lartë turq në përgjigje të ofensivës së Ankarasë në veriun e Sirisë.

Në shënjestër u vunë sidomos ministria e mbrojtjes, e brendshme dhe ajo e energjetikës. Masat e marra përfshijnë ngrirjen e aseteve të personave në fjalë, dhe i ndalojnë atyre çdo transaksion që përfshin sistemin financiar amerikan.

Donald Trump më herët i telefonoi Rexhep Tajip Erdogan dhe i ka kërkuar me tonë të ashpra fundin e menjëhershëm të ofensivës turke në Sirinë veriore. Pohimin e bëri numri dy i qeverisë amerikane, Mike Pence, i cili sqaroi se do të nisej sa më shpejt në rajon për negocjimin e një armëpushimi.

Agjencia kurde e lajmeve Rudaw thotë se tani edhe militantët e shtetit islamik i kanë përshkallëzuar sulmet ndaj forcave demokratike siriane të drejtuara nga kurdët në jug të rajonit të mësyrë, ndërsa ushtria turke dhe grupet paraushtarake pro-Ankarasë janë duke goditur pozicionet e tyre në veri.

Celulat e fjetura të ISIS-it kanë marrë zemër, thotë agjencia, e kanë nisur të veprojnë, sidomos pranë kampit Al-Hol ku mbahen të afërm dhe mbështetës të tyre. Gjendja e civilëve është e dëshpëruar. Bilanci I vdekjeve në mesin e tyre ka mbërritur në 30, ndërsa të vrarët në radhët e SDF, janë të paktën 74.

Tetëvjeçarja Sara Yousif është shndërruar në simbolin e vuajtjeve të popullatës civile në verilindje të Sirisë; vajza humbi njërën këmbë nga predhat turke që ranë mbi shtëpinë e saj, në Qamishli, të cilat i morën jetën të vëllait 11 vjeçar, Mohammed e plagosën nënë e fëmijëve dhe vëllain tjetër, Ahmad.

Gjermania dhe vende të tjera të BE kanë kufizuar eksportet e armëve për Turqinë dhe nuk do të lidhin marrëveshje furnizimi me armë në të ardhmen, në shenjë proteste kundër ofensivës së saj në Siri, por ekspertët mendojnë se këto masa, pak e prekin Ankaranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA