Eliminimi i disa figurave kryesore të regjimit iranian/ Reagon lideri i ri suprem, Mojtaba Khamenei: T’u garantojmë sigurinë bashkatdhetarëve tanë, jo armiqve
“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq teksa vendit tim i ndodhin gjëra kaq të këqija. Politika është dashuria ime e dytë. Kam vendosur të kandidoj për presidente,” shkroi ajo në faqen e Instagramit.
Ava Karabatic, një ish modele e Playboy, Reality TV dhe artiste nga Kroacia, ka vendosur të kandidojë për presidente e vendit. Ajo thotë se ka një platformë të gjerë që synon të kapë votën e të rinjve.
Pjesë e kësaj platforme janë rritja e eksporteve dhe ulja e importeve, shtimi i vendeve të punës për të rinjtë, hyrja në zonën Shengen dhe ndalimi i abortit pasi embrioni të jetë gjashtë javësh.
Po ashtu, ajo do të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin që punonjëset e seksit të jenë të sigurta dhe të paguajnë taksa.
Top Channel