Shpresat kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Kosovën U-21 në një ndeshje mjaft të tensionuar e cila u luajt në “Elbasan Arena” për Euro 2021 të të rinjve.

Pjesa e parë do të përfundonte me rezultatin 0-0, ku do kishte edhe përplasje mes lojtarëve në fundin e takimit.

Në pjesën e dytë Tafa shënon golin e parë në minutën e 76 teksa në të 81 Mucolli dyfishon rezultatin.

Në minutën e 90 Kosova ngushton rezultatin në 2-1, por pa mundur që të evitojë humbjen.

Pas pesë takimesh Kombëtarja Shqiptare ka 5 pikë, ndërsa Kosova ka 6 pikë dhe ka luajtur 4 takime.

FOTO GALERI
12/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA