Trump: Kurdët, problem i Asadit. Le t’i ndihmojë Rusia, Kina, Napoleon Bonaparti

14/10/2019 23:17

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kurdët janë tani problem i Asadit, dhe se vetë ai nuk ka asnjë problem me këdo që ka dëshirë t’i ndihmojë, qofshin këta Rusia, Kina, apo Napoleon Bonaparti.

Trump ka postuar sot deklarata që kanë shprehur ndryshimin dramatik të politikës amerikane në rajon, duke i lënë kurdët në duart e diktatorit sirian, Bashar al-Asad.

Ai e quajti Asadin armik të Amerikës, por tha se Siria do natyrshëm që t’i ndihmojë kurdët. Presidenti shtoi: “Kushdo që do t’i ndihmojë sirianët me mbrojtjen e kurdëve s’ka asnjë problem me mua, qofshin Rusia, Kina apo Napoleon Bonaparti”.

Trump tha se Turqisë do t’i vendosen sanksione ekonomike për lëvizjet e fundit, duke filluar që me tarifën ndaj eksporteve të çelikut.

Megjithatë, Trump nuk tha nëse e kishte anuluar apo jo ftesën që i është dhënë Erdoganit për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, muajin tjetër.

Ai shtoi se një grup i vogël i forcave amerikane do të vazhdojë të qëndrojë në Siri, por vetëm në jug të vendit, për të mos lejura rikthimin e ISIS-it.

Forcat kurde, të cilat janë trajnuar nga SHBA, kanë luftuar deri më sot me sukses kundër ISIS-it dhe kundër Asadit. Por me largimin e trupave amerikane ata e panë veten nën sulmet e pandërprera të Turqisë. Kjo bëri që kurdërt t’i ktheheshin ish-armikut të tyre, Asadit, për mbrojtje nga ushtria turke.

FOTO GALERI
5/5
Në këtë postim të fundit Trump ka lidhur deklaratën ku ai premton sanksione kundër Turqisë për destabilizimin e Sirisë, duke filluar që me rritjen e tarifave të çelikut me 50%, si më parë, para se të ulej në maj. Po ashtu, thotë Trump, do të ndërpriten negociatat për marrëveshjen tregtare me Turqinë që vlen rreth 100 miliardë dollarë. Sipas Trump, kjo do ta ndihmojë SHBA-në që t’u japë sanksione të mëdha atyre që përfshihen në abuzime ndaj të drejtave të njeriut, që pengojnë armëpushimet, që nuk lejojnë kthimin në shtëpi të personave të larguar nga banesat e tyre, që riatdhesojnë refugjatët me dhunë, që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë. Ky urdhër do të përfshijë edhe bllokime pronash dhe ndalim të hyrjes në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA