Fitnes modeli Petrit Mehmeti ka marrë kupën e artë në garat ndërkombëtare të fitnesit dhe bodybuildingut, të mbajtura më 12 dhe 13 tetor në Budapest të Hungarisë.
Në mesin e shumë garuesve nga vende të ndryshme të Evropës, madje disa edhe nga vende tjera të botës, Mehmeti ka zënë vendin e parë në kategorinë “Men’s physique”.
Pas kësaj, ai arriti të marrë kupën e artë për gjithë kategorinë “Men’s physique”, duke u shpallur kështu kampion evropian i te gjitha kategorive ne garën e mbajtur .
Ndryshe, Petrit Mehmeti është pjesë e ekipit të bodybuilderit të njohur kosovar, Egzon Hyseni, njëherazi fitues i disa garave të fitnesit dhe bodybuildingut në nivel të vendit dhe atë ndërkombëtar.
Mehmeti vlerëson larte punën e trajnerit te tij ku thotë se ka merita shumë të mëdha për fitoren e kampionatit .
Synimet e radhës janë kampionati mbarëkombëtar në Kosovë si dhe garat botërore që do të mbahen më 5 nëntor në Dubai.
Top Channel