Rita Lati: Kam bërë skeçe humori që më ka ardhur turp, por…

13/10/2019 17:46

Aktorja që na ka bërë të qeshim me dhjetra e dhjetra role të saj të humorit për vite e vite me rradhë, Rita Lati pranoi në “E Diell” se përgjatë karrierës së saj artistike ka bërë dhe skeçe humori që është penduar.

“Jo më ka ardhur turp, por hapu dhé” tregon duke qeshur Lati duke argumentuar se ka bërë një kompromis të tillë sepse me pagesën që merrte, paguante shkollën e vajzës së saj, Roza.

“E di si e ngushëlloj veten! Tak zarfin dhe paguaja shkollën e Rozës” rrëfen me sinqeritet Rita. “Nuk shoh asgjë timen, sa budalliqe, nuk i dua” tregon më tej aktorja e njohur. 

Ndër të tjera, Rita pranoi se ka qenë një mama “egoiste”, nuk ka dashur të ketë një fëmijë të dytë pasi donte që Roza të ishte me yll në ballë dhe t’i përkushtohej plotësisht asaj.

Dhe Rita po që ia doli mbanë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA