Pasagjerët në një anije krocere, kanë mbajtur pezull frymën ndërsa anija gjigante, 22.5 metra e gjerë, u bë më e madhja që ka kaluar përmes kanalit të ngushtë të Korinthit në Greqi.
Me 929 pasagjerë në bord, anija Braemer, ia doli të kalonte përmes mureve shkëmbore të kanalit, që është maksimalisht 25 metra i gjerë në sipërfaqe të ujit, duke u bërë anija më e madhe që e bën këtë udhëtim.
Kanali i Korinthit, është një rrugë e ngushtë ujore që lidh gjirin e korinthit me gjirin saronik, që edhe ndan Peloponezin nga pjesa tjetër e Greqisë. Anijet kanë lundruar përmes këtij kanali të ngushtë që nga 1893, por të mërkurën, kompania e udhëtimeve Fred Olsen, pretendoi se anija e saj e krocerave u bë më e madhja që ka kaluar ndonjëherë në këtë kanal.
“Anija peshon 24344 tonë dhe është 195.82 metra e gjatë. “Sot, Braemar bëri histori, duke u bërë anija më e madhe në histori që kalon përmes kanalit të Korinthit”, shkroi kompania në median sociale. Rreth 6.3 km i gjatë, kanali i Korinthit shkurton ndjeshëm trajektoren detare nga portet italiane drejt portit të Athinës.
Top Channel