23/11 23:05
E ftuara e kësaj të shtune në “Shiko Kush LUAN” ishte edhe ish Miss Kosova, tashmë aktore e njohur në Turqi, Arbnora Ademaj.
Në sfidën përballë Mariza Ikonomit, ajo u pyet nga kapiteni Rezart Veleshnja se çfarë kriteresh duhet të ketë një mashkull për ta bërë për vete.
Pa u menduar dy herë Arbnora u përgjigj: “Të ketë sens humori, si ti”. Përgjigja e saj shkaktoi të qeshura dhe pati reagime plot humor edhe nga Rezi.
Kështu ndodhi edhe kur Arbnora e zgjodhi si aktorin që do të interpretonte një skenë sensuale, erotike në një film. Përgjigjet e saj i dhanë pikë skuadrës dhe shkaktuan disa momente plot humor në program.
Top Channel