Vranë me çekiç babain në gjumë, motrat ruse: E bëmë për vetëmbrojtje

09/10/2019 13:19

Një tragjedi ka ndodhur në Rusi, ku tre vajza përballen me akuza për vrasje,pasi sulmuan dhe vranë të atin, kur ai ishte në gjumë.

Një video dramatike është publikuar në websaitin e “Daily Mail”, me një rrëfim të motrave adoleshente nga Rusia, ku ato rrëfehen momente pasi vranë babain e tyre, për vetëmbrojtje.

Vajzat përballen me akuza për vrasje, një rast i profilit të lartë rus, për vrasjen e babit të tyre pedofil, Mikhail, 57-vjeç, i cili torturoi dhe abuzoi seksualisht me ato.

Krestina, Angelina dhe Maria, ishin përkatësisht të moshës 19, 18 dhe 17 kur sulmuan dhe vranë babin e tyre me thikën e tij të gjahut dhe një çekiç, pretendojnë se vepruan në vetëmbrojte.

Por në këtë video të publikuar, shihen të afërm të cilët kundërshtojnë pafajësine e vajzave, pasi ata thonë se babai i tyre ishte i ulur në një kolltuk dhe po joshej nga to dhe nuk është aspak e vërtetë se po i kërcënonte.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA