Enigmat e shkencës, projektet sekrete të NASA në hapësirë dhe të DARPA për avionët luftarakë

09/10/2019 20:00

I ftuar në emisionin “Diaspora” në episodin e rradhës është fizikanti shqiptar Jahja Kokaj, profesor në universitetin e Kuvajtit.

Jahja Kokaj ka themeluar qendrën edukative shkencore kozmosi dhe njeriu. Ai po ashtu ishte themelues i qendrës hulumtuese për zhvillimin e Kosovës. Pasi u përjashtua nga universiteti i Kosovës si shumë kuadro të tjerë shqiptare, Dr.Koka vazhdoi punën në në universitetin Carnegie Mellon si hulumtues, e pastaj si profesor i Optikës lazerike.

Babai I tij, Osman Koka vuajti shumë vite në burgjet serbo-sllave Nish, Goli Otok etj për çështje politike. Gjyshi i tij ka qënë një prej këshilltarëve të Bajram Currit.

Profesor Kokaj ka ndjekur shumë projekte të hulumtimeve optike që financonte NASA. Në të njejtën kohë ka punuar në projektin LITTION dhe hulumtime të inicuara nga departamentin e shtetit në USA , që kishin për qëllim zbulimin e metodave të reja të kompjuterave optik për identifikimin dhe njohjen e objekteve ushtarake në tokë dhe qiell.

Gjatë kohës së qëndrimit në diasporë prof. Kokaj ka mbajtur ligjërata dhe seminare në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës. Gjatë kësaj periudhe ka kontribuar në ngritjen e ekspertëve shqiptarë në nivel ndërkombetar . Rrëfimin e plotë të tij mund t’a ndiqni në emsionin Diaspora. Autore e Diaspora : Ledja Liku Categorie : People&Blog

Top Channel