Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, pasuar nga LDK.

Tani kur janë numëruar 98.63% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 201,329 vota apo 25,53%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.694 vota, apo 24,81%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.457, apo 21.23%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 91.020 vota apo 11,54%. Koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun zgjedhor, me 38.657 vota apo 4.90%.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Edhe numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje. Nga numërimi i 98,63% të votave të deritanishme, 40.317 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.

Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA