Në një deklaratë për shtyp, zëvendëskryeministri Erion Braçe foli mbi rastin e kreut të kadastrës në Durrës, Liridon Pula dhe pjesëmarrjen e tij në seancën gjyqësore për masën e ndalimit të këtij të fundit.
“Dje isha prezent në një proces gjyqësor ndaj një punonjësit të shtetit. Është detyra ime të dëgjoj akuzën dhe mbrojtjen për këtë punonjës. Akuza nuk është fare ajo që ka servirur për mediat prokurori. Nuk ka lidhje fare me çështjen e ish-drejtorit të ALUIZN. Nuk ka lidhje me grabitje tokash në Gjirin e Lalzit. Kallëzimin e ka bërë një njeri anonim pa lidhje, as investitori, as pronari. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Në asnjë rresht kallëzuesi nuk përmend drejtorine ASHK në Durrës. Prokurori ia fshehu këtë kallëzim dje gjykatës. Prokurori gënjeu kur tha se në objekete “Lura 3” nuk janë vënë kufizime. Prokuroria mashtroi gjykatën dhe për çështjen e transaksioneve. Ky është një krim që i ka marrë lirinë prej 4 ditësh një shtetasi”, deklaroi ai.
Më tej shtoi:
“Nuk kam asnjë lidhje gjaku me drejtorin e AKSH në Durrës. “Talebani” politik që bëri këtë akuzë ndaj meje do të përballet me drejtësinë”, tha Braçe.
Top Channel