Policia u vu në ndjekje të një personi që kishte përndjekur një grua, edhe pse kishte marrë urdhër nga gjykata që të mos i afrohej.

Por 29-vjeçari Rajan Keneth Uot, në SHBA, hyri brenda një labirinti të krijuar në një fushë me misër. Policët e rrethuan labirintin dhe që të mos vërdalliseshin kot, kërkuan ndihmën e një helikopteri.

Pasi erdhi syri nga qielli, policët ishin të sigurt se shkelësi i ligjit nuk kishte ku të shkonte më, por pas nja dy orësh përpjekjesh e ecejakesh nëpër labirint, ata nisën të humbin shpresat dhe helikopterit nisi t’i mbarojë karburanti.

Disa nga policët nisën të heqin dorë e të largohen. Por për fatin e keq të agresorit, njëri prej policëve, teksa po largohej i mërzitur, vuri re një kotec pulash pranë labirintit. Ai mendoi të hedhë një sy brenda dhe zbuloi se 29-vjeçari kishte qenë gjithë kohën i fshehur aty.

FOTO GALERI
2/3
Por pas disa oresh helikopterit po i mbaronte karburanti dhe ata ende s'po e gjenin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA