“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, më kërkuan të ikja, por… Dy aksidente te ndryshme të shkaktuar nga mjete trailer dhe me dy viktima ndodhën sot në rrugët e vendit.
Një pasagjere humbi jetën në një aksident që ndodhi këtë mëngjes në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë. Në vendin e njohur si “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues nga Durrësi humbi kontrollin si pasojë e lagështirës dhe goditi një mikrobus me udhëtarë.
Një 82 vjeçare që udhëtonte në mikrobus ka ndërruar jetë ndërsa 2 pasagjerë të tjerë u lënduan lehtë.
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjete.
Një taksi greke është përplasur me një kamion në afërsi të fshatit Petrushë ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i taksisë.
Nga dyshimet e para lidhur me shkakun e aksidentit mendohet se mund të ketë qenë një parakalim i gabuar nga ana e taksixhiut, Anestis Lambropulos, 66 vjeç, banues në Greqi, i cili gjatë manovrës është përplasur me kamionin.
Dy mjetet udhëtonin në sens të kundërt ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë trupin e pajetë nga taksia.
Top Channel