4 adoleshentet dhunojnë një 17-vjeçare në Selanik dhe publikojnë videon në Instagram, arrestohen 2 prej vajzave, mes tyre një 16-vjeçare shqiptare
Gazetare e njohur e BBC-së, Hanna Yusuf ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, një vdekje që familjarët e saj e përshkruajnë si të papritur.
“Një gazetare e talentuar që u admirua gjerësisht”, kështu është përshkruar ajo nga kolegët e saj.
Në një deklaratë, familja e saj tha: “Hanna ishte një profesioniste e përkushtuar e cila bëri një urë lidhëse mes mediave dhe komunitetit, duke ndihmuar në prishjen e kufijve në sigurimin e një zëri dhe përfaqësimi”.
“Shumë do ta njohin Hanna-n për kontributet e saj të jashtëzakonshme në gazetari dhe për punën e saj në BBC. Ndërsa ne vajtojmë për humbjen e saj, shpresojmë se trashëgimia e Hanna’s do të shërbejë si frymëzim dhe fener për kolegët e saj dhe për komunitetin dhe kujtesën e saj kuptimplotë”.
Top Channel