Si të ulni tensionin e lartë të gjakut duke ngrënë fiq

01/10/2019 18:48

Fiqtë luajnë një rol shumë jetësor në organizëm sidomos për të kundërshtuar efektet e kripës, e cila zvogëlon përthithjen e kaliumit dhe rrit tensioni e gjakut

Shqiptarët vuajnë më së shumti nga hipertensioni, i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut.

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Ai trajtohet me medikamente por edhe nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor që nuk përfshin ushqime të shpejta e të përpunuara.

Frutat dhe perimet janë ndër më të rekomanduarat për uljen e tensionit të lartë.

Një prej tyre është fiku, një frut i ëmbël që shijohet i freskët por edhe i thatë.

Fiku rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut, kundër konstipacionit dhe në të mirë të tretjes.

Ai është një nga burimet më të mira të kalciumit, një mineral shumë i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Roli i Fikut Kundër Tensionit të Lartë të Gjakut

Ekspertët thonë se fiku, si i freskët ashtu edhe i thatë, përmban sasi të mëdha të kaliumit.

Ky mineral është thelbësor për funksionin e muskujve dhe nervave.

Kaliumi balancon nivelet e lëngjeve në trup dhe rregullon rrahjet e zemrës.

Ai zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në eliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës.

Kripa e tepërt rrit presionin në enët e gjakut dhe më pas rrit tensionin e gjakut.

Sasia e rekomanduar e kripës duhet të jetë më pak se 2.4 g në ditë.

Si Të Përdorni Fikun Për Uljen e Tensionit të Lartë të Gjakut

Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.

Ju mund të merrni disa fiq të thatë, t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas lëngun e tyre ta pini esëll në mëngjes.

Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij.

Fiqtë e freskët mund t’i hani në mëngjes duke i përzier me drithëra ose nëpërmjet vakteve. /AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA