Fantazitë shkencore vijnë në jetë në robotin më të fundit hapësinor të NASA-s!

Një skuadër studiuesish në Laboratorin e Motorëve Reaktiv të agjencisë është në proces testimi të prototipit 3D të makinerisë në Pasadena, Kaliforni.

Roboti, i quajtur “Shapeshifter”, mund të rrotullohet, të fluturojë, të lundrojë e të notojë ndërkohë që eksploron botë të largëta.

NASA e përshkruan krijimin si një “pajisje që duket si dron i mbyllur në një rrotë të tejzgjatur brejtësish,” që mund të rrotullohet e më pas të ndahet në dy pjesë.

Pas ndarjes së pjesëve, dy gjysmat ngrihen në helika të vogla, duke e kthyer robotin në dron fluturues për eksplorim ajror.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA